Lazio mposhtet me Goleade nga Midtjylland në transfertë, sukses edhe për Sociedad në shtëpi

Roma mundi 3-0 HJK Helsinki-n në ndeshjen e dytë të Grupit C në Ligën e Europës.

Verdhekuqtë kalojnë në superioritetin numerik pas vetëm 15 minutash pasi Tenjo u pezullua, por suksesi erdhi në pjesën e dytë të lojës pas futjes në lojë të Paulo Dybalas.

Argjentinasi realizoi gol në prekjen e parë të topit në minutën e 47. Rezultati u dyfishua me Pelegrinin dy minuta më pas. Në të 68’, festoi edhe Beloti, që realizoi golin e tij të parë me vedhekuqtë. Skuadra e Murinjos mori tri pikët e para në kompeticionin europian.

Dështim për Lacion që u mund në transfertë nga Midjulandi me rezultatin 5-1.

Ndeshja nisi e ekuilibruar, por danezët kaluan në avantazh pas 26 minutash lojë me Paulinjon, e katër minuta më pas me Kaban.

Evander realizoi në të 52, pastaj Milinkoviç-Saviç rindezi shrpesat për bardhekaltrit. Por dy gola të tjera, i dhanë suksesin danezëve.

Mançester Junajtid fitoi në Moldavi kundër Sherif Tiraspolit me rezultatin 0-2. Për “Djajtë e kuq” shënuan Xhadon Sanço dhe Krsitiano Ronaldo me epnallti. Për portugezin ky është goli i parë i sezonit dhe i 699 i shënuar në klube.

 Në Grupin E, Real Sociedadi mori fitoren e dytë pas dy takimeve të luajtura. Spanjollët mundën 2-1 Omonia Nikosian.

Fitore në sfidat e djeshme në Ligën e Europës morën edhe Bodo/Glimt, Betis, Braga dhe Fjenordi.

Monako dhe Olimpikakos u mundën në shtëpi.

Klan News