Hajduk Split–Lokomotiva Zagreb ishte një derbi shqiptarësh ku nuk munguan golat. Sfida e zhvilluar të dielën në kampionatin kroat përfundoi me fitoren 2 – 1 të Hajduk ku spikatën Adrian Ismailaj dhe Francesco Tahiraj.

Ismailaj, afrimi më i fundit i Panucci në Kombëtare, realizoi për skuadrën vendase, ndërsa Tahiraj dha pasimin për golin që vendosi fitoren e Hajduk. Te Lokomotiva la shenjë Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares shënoi edhe pse skuadra kryeqytetase nuk triumfoi në këtë takim.

Ky ishte goli i gjashtë për të në ligën kroate. Në Superligën e Zvicrës për këtë javë shënoi Ermir Lenjani. Mbrojtësi i Kombëtares realizoi në barazimin 2 – 2 të Sion me Lugano. Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për Lenjanin. Armando Sadiku u aktivizua pak minuta me Lugano si zëvendësues pa arritur të shënojë.

Tv Klan