Me mungesën e Mouhamed Salah, Egjipti mundi të rezistojë deri në minutën e 90 të ndeshjes me Uruguajin. Gimenez shënoi në përfundim të kohës së rrëgullt golin e vetëm të ndeshjes.

Egjipti ishte skuadër me aksione të qartë në pjesën e parë të ndeshjes, por pa qënë finalizuese e mirë. Në të dytën ishin uruguajanët që morën në dorë lojën. Disa raste të pafata dhe më në fund goli i fitores. Kjo sfidë i përkiste grupit A që kryesohet nga Rusia për shkak të golavarazhit të thellë.

Takimi i parë i grupit B përfundoi me fitoren e Iranit 1-0. Ishte në fakt një fatkeqësi, pasi marokenët shënuan një autogol në minutën e 95. Në tension dhe në limite të kohës, iranianët fitojnë një giditje dënimi në krahuan e djathtë të zonës marokene. Topi i krosuar përfundoi në rrjetë si autogoli i Aziz Bouhaddous.

Tv Klan