Ndizet gara për titull

Barcelona është rikthyer tek fitorja në kampionat. Barazimi me Cadiz është hedhur pas krahëve nga djemtë e drejtuar nga Ronald Koeman, duke fituar këtë herë, 3-0 përballë Elche, në një sfidë të prapambetur që i përket javës së parë të kampionatit. Lionel Messi ishte protagonisti, autor i dy golave.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ishte edhe regjisor tek goli i tretë me autor Jordi Alba. Argjentinasi shërbeu për Brauthvej që më kokë nxori të lirë mbrojtësin, duke shënuar për 3-0. Rastet e Barcelonës për gol nuk u ndalën këtu, por Antoine Grizman shpërdoroi dy herë.

Kishim nevojë të fitonim pas dy rezultateve negative. Zhvilluam një pjesë të dytë të shkëlqyer. Kryem zëvendësime që na dhanë edhe pikët e plota,” tha trajneri i Barcelonës Ronald Koeman.

Me këtë fitore Barcelona ndez më shumë se kurrë garën për titull në La Liga, duke e ngushtuar në pesë pikë diferencën me Atleticon e Madridit kryesues dhe vetëm dy pikë me Realin e vendit të dytë.

Klan News