Colorado Rapids arriti një tjetër fitore në sezonin e rregullt të kampionatit amerikan të futbollit. Ekipi i Shkëlzen Gashit mundi me rezultatin 3 – 1 Seattle Sounders duke u ngjitur në vendin e dytë në klasfikimin e Konferencës së Perëndimit.

Ky pozicion të jep mundësinë të marrësh pjesë në fazën finale për titullin. Sulmuesi i Kombëtares ndikoi në këtë fitore, pasi dha pasimin për golin e parë. Krosimi i tij për Jermaine Jones ishte tepër i saktë.

Shkëlzen Gashi mund të kishte shënuar në këtë takim, por shpërdoroi një mundësi të artë. 27-vjeçari gaboi në goditjen e 11-metërshit në pjesën e dytë. Shkëlzen Gashi në shtatë ndeshje që është aktivizuar në Major League Soccer ka shënuar 1 gol.

Endrit Sauku TV KLAN