Milan ndalet në fushën e Fiorentinës

Në Serie A, Juventus fitoi 2-1 në fushën e Spalit duke mbajtur sërish kryesimin e renditjes.

Për bardhezinjtë shënuan Ronaldo dhe Ramsi, ndërsa për vendasit realizoi Petanja me penallti.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 60 pikëve e ndjekur nga Lacio me 56 dhe Inter me 54 të cilat kanë një ndeshje me pak.

Në mbrëmje, Milani doli me një barazim 1-1 nga fusha e Fiorentinës.

Golit të Rebiç iu përgjigj Pulgar me një penallti në minutat e fundit.

Tv Klan