Teuta merr vendin e tretë, Partizani barazon me Bylisin
Kukësi e fitoi përballjen me Tiranën duke mos i lejuar bardheblutë të festonin para kohe titullin kampion. Në fakt Tiranës i duhej një fitore me 3 gola diferencë për të mbyllur historinë e trofeut të këtij sezoni, por ishin veriorët që rezultuar të suksesshëm në Selman Stërmasi.
Pas përfundimit të pjesës së parë pa gola në të dytën ishte Cooper që shënoi golin e parë për Kukësin e Orges Shehit.
Pati përpjekje edhe nga Tirana për të barazuar por 6 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt Valon Ethemi shënoi një supergol. Atëherë kur ishte shumë vonë për të ndryshuar rrjedhën e lojës edhe goli i Tiranës nga Ngoo.
Fitorja e Kukësit shtyn festën e Tiranës. Bardheblutë do të duhet të fitojnë derbin për të shpresuar në rezultate negative të ndjekësve.
Kjo sfidë u parapri nga festimet e ultrasve të Tiranës në rrethinat e stadiumit. Grupimet e tifozëve u mbajtën larg nga policia. Ndeshja tjetër e luajtur në Ballsh mes Bylisit dhe Partizanit përfundoi në barazim 1-1.
Takimi Teuta – Skënderbeu përfundoi me fitoren mininmale të durrsakëve, me gol të Kallakut.
Teuta ngjitet në vendin e tretë të renditjes.
Tv Klan