Fiton kupën e mbrëmjes, Luiza Gega ia dorëzon…


Fiton kupën e mbrëmjes, Luiza Gega ia dorëzon…

22:04 03/10/2022

Në mbylljen e natës së tretë të “Dance Albania” në Tv Klan, tradita është shpallja e fituesit të mbrëmjes. Juria ka vendosur që kampionia e mbrëmjes të jetë Luiza Gega. Kjo e fundit, teksa Vejsiu i dorëzon kupën, vendos të bëjë diçka tjetër.

Luiza Gega: Falenderoj jurinë që më dha gjithë 10, por e di që më dha për atë që unë bëj pikërisht në sport, ndoshta jo për këtë që unë isha sonte. Dua që kupën ta marrë Orgesa sepse mendoj që vërtet e meriton.

Në renditjen e mbrëmjes, e cila përcakton edhe duelin, dy të fundit janë Arbnora dhe Igli. Juria zgjedh që në sfidë të shkojë Igli, ndërsa VIP-at, balerinët dhe publiku japin vendimin e tyre, që e komunikon Anita Haradinaj.

Anita Haradinaj: Ne kemi bërë votimin tonë dhe kemi zgjedhur Cindy-n dhe Dionin./tvklan.al












Të ngjashme