partizani-elbasaniKukësi ka tejkaluar humbjen e javës së kaluar me Tiranën, duke i qëndruar Skëndërbeut kryesues vetëm 1 pikë larg. Ekipi i Artim Shaqirit ka mundur 4 me 0 Flamurtarin duke bërë kthesën e që i nevojitej për të qëndruar në garën për titull.

Në këtë takim Pero Pejiç ka shënuar 2 herë. Sulmuesi kroat ngjitet në kuotën e 21 golave, 1 më shumë se sezonin e kaluar ku fitoi Këpucën e Artë.

Partizani ka fituar me përmbysje me Elbasanin duke arritur sukesin më të thellë të këtij sezoni në kampionat. Ekipi i Shpëtim Duros ka triumfuar me rezultatin 4 – 1 në sfidën e javës së 27. Pjesa e parë ka përfunduar me avantazhin e Elbasanit.

Pas pushimit, ekipi kryeqytetas ka zhvilluar një lojë ndryshe duke kthyer rezultatin në favor në pak minuta. Një tjetër arritje pas suksesit në derbi të premten duke mbajtur Partizanin në vendin e tretë.

Tirana është ndalur në një barazim pa gola në Durrës me Teutën dhe tani kreu është akoma më larg. Bardheblutë në 5 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm 4 pikë.

Laçi nuk ndalet duke arritur fitoren e shtatë radhazi. Ekipi kurbinas ka mundur Apoloninë me rezultatin 2 – 0. Superliga udhqëhiqet nga Skënderbeu në kuotën e 57 pikëve pas fitores 3 – 1 me Vllazninë të dielën.

Tv Klan