Skënderbeu u kthye te fitorja dhe për më tepër ndaj një kundërshtari që ka të njëjtët objektiva si Kukësi. Goli i Nazmi Gripshit vendosi sfidën e ngjiti ekipin në vendin e dytë në renditje.

Orges Shehi, trajner i Skënderbeut:

Fitorja ndaj një rivali direkt të jep moral, pas dy rezultateve që nuk morëm pikët që kërkonim, pasi kemi prodhuar lojë edhe në ato takime sigurisht që na bën mirë dhe na bën optimist për të ardhmen.

Trajneri i skuadrës kampione në fuqi Orges Shehi qëndron me këmbë në tokë, pa përmendur fjalën titull kampion.

Orges Shehi, trajner i Skënderbeut: 

Nuk mund të flas për titullin, flas vetëm për ndeshjen e radhës.

Kukësi i Armando Cungut u ndal pas 4 fitoreve radhazi ku sipas trajnerit ndikoi edhe ana psikologjike.

Armando Cungu, trajner i Kukësit:

Kukësi me djem të ri që përballet për herë të parë me ndeshje të tilla, me një presion dhe përgjegjësi. Pashë që ekimi u step pa dhe ra nga gabimi në gabim ku përfitoi edhe skuadra e Skënderbeut.

Në javën e tetë Skënderbeu do të luajë me Luftëtarin në Gjirokastër, ndërsa Kukësi do të përballet me Partizanin kryesues.

Tv Klan