Conte: Realizuam, por duhet të jemi më të kujdesshëm

Inter e nisi sezonin e ri të Serie A me një fitore të vuajtur. Gabimet në mbrojtje sollën vetëm në fund suksesin 4 – 3 ndaj Fiorentina të shtunën në San Siro. Miqtë nga Firence për pak sa nuk u larguan me 3 pikë nga Milano, por Lukaku dhe D’Ambrosio përmbysën rezultatin në fund. Problemet në fushë i pranoi edhe trajneri i Inter, Antonio Conte në deklaratën pas ndeshjes.

“Realizuam 4 gola dhe krijuam shumë mundësi të tjera shënimi. Sulmuam me shumë forca dhe i krijuam vështirësi skuadrës kundërshtare. Por nuk ishim të kujdesshëm në kundërsulmet e tyre. Nuk treguam një lojë të ekuilibruar dhe e pësuam në disa raste”, tha ai.

Ndeshjet e radhës në kampionat para se të ketë pushim prej ndeshjeve të Ligës së Kombeve do të jenë në transfertë me Benevento dhe Lazio. Por sfida më e rëndësishme do të jetë më 17 Tetor, derbi me Milan.

Tv Klan