Kombëtarja shqiptare U-17 triumfoi me shifrat e thella 4-1 ndaj Azerbajxhanit, në takimin e vlefshëm për raundin e dytë të kualifikueseve të Europianit.

Takimi në “Elbasan Arena”, nuk kishte shumë histori, me kuqezinjtë dominues. Shkëlqeu në këtë përballje Evangjelos Gjoka i cili realizoi tripletë.

Futbollisti i PAOK-ut zhbllokoi rezultatin në minutën e 7-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Fraksioni i dytë nisi me gol nga Azerbajxhani, që barazoi shifrat me Rzayev. Megjithatë, Shqipëria reagoi shpejt dhe riktheu epërsinë në minutën e 53-të, sërish me Gjokën. Mesfushori vazhdoi paraqitjen e tij të shkëlqyer, duke realizuar edhe golin e tretë personal në minutën e 64-t. Në minutën e 76-të, Gabriel Kulla vulosi fitoren me golin e katërt.

Kombëtarja U-17 do të luajë ndeshjen e dytë dhe të fundit të raundit ndaj Uellsit, më 25 Mars, në orën 15:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.

/tvklan.al