Napoli triumfoi minimalisht ndaj Monzës në transfertë, në ndeshjen e javës së 33-të në Serinë A.

Sukses shumë i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte, e cila barazon Interin kryesues me 71 pikë, por zikaltërit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Napoli iu fal një goli të shënuar nga McTominay në minutën e 72-të, për të marrë 3 pikë të arta në këtë fund kampionati.

Sukses i vuajtur për të kaltrit, që konfirmojnë problemet e shumta në shënimin e golave. Tani presioni kalon te Interi, që do të luajë një transfertë delikate siç është ajo ndaj Bolognas. /tvklan.al