Fitore për Romën e Manchester United

Fitore për Romën e Manchester United

12:28 20/09/2019

Nisin ndeshjet e grupeve në Europa League

Në ndeshjet e para të grupeve të Europa League, Roma u tregua e ashpër ndaj Istanbul Basasehir teksa e mundi në shtëpinë e vet me rezultatin e thellë 4-0. Në Olimpico sfida nisi me autogolin e Caiçar. Në pjesën e dytë për të zotët e shtëpisë shënuan Dzeko, Zaniolo dhe Kluivert. Në ndeshjen tjetër të Grupit J, Wolfsberger fitoi 0-4 në fushën e Borussia Munchengladbah.

Manchester United rrezikoi shumë përballë Astanas, por arriti një fitore minimale. Për “Djajtë e Kuq” shënoi 17-vjeçari Greenwood. Jesse Lingard goditi shtyllën pak minuta pas golit. Sfida tjetër e Grupit L mes Partizanin të Beogradit dhe Alkmaarit përfundoi 2-2.

Porto fitoi 2-1 me Young Boys në Grupin G. Brenda 30 minutave ndodhi gjithçka. Soares kaloi në epërsi Porton në minutën e 8-të. Zviceranët reaguan shpejt, duke barazuar me Nsame me 11-metërsh. Por ishte sërish Soares që në minutën e 29 shënoi golin e fitores. Po në këtë grup, Rangers mposhti 1-0 Feyenoordin. Me hetër Layio u mund nga rumunët e Cluj. Në Rumani italianët pësuan 2-1.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT