Mediat: Ndeshja më e keqe e trajnerit Sousa, por rezultati më i mirë

Polonia arriti një fitore me rëndësi për në aspektin psikologjik për vijueshmërinë. E vetmja nën drejtimin e Paulo Sousa para suksesit me Shqipërinë ishte ajo e Marsit me Andorrën. Sipas Interia Sport nëse nuk do të kishte një fitore Katar 2022 do të ishte shumë larg. Faqja sportive në Poloni e quan ndeshjen më të keqe me Sousa në stol, por që arriti rezultatin më të mirë.  

“Një ndeshje e vështirë në të dy pjesët. Shqipëria luajti kompakte dhe agresive me shumë dyluftime. Ne duhet të prisnim presingun e kundërshtarit që të organizonim aksionet. Pas pushimit korrigjuam disa gjëra dhe pas saj reaguam mirë”, tha trajneri i polakëve.

Sipas statistikave të UEFA-s Shqipëria krijoi më tepër raste dhe qarkulloi më shumë topin, por rezultati tregoi një panoramë tjetër. Megjithatë lojtari kyç në këtë përballje ishte padyshim kapiteni Lewandowski shënues i golit të parë dhe frymëzues i të tretit që dha më shumë siguri te vendasit. Pas 4 ndeshjeve gara për vendin e dytë mbetet ende e hapur, pasi Polonia dhe Hungaria janë vetëm 1 pikë larg Shqipërisë.

Tv Klan