Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka reaguar pas fitores së Lulzim Bashës për postin e kryetarit të PD.

Në një status në Facebook, Topalli shkruan se kutitë e votimit u mbushën pasi demokratët refuzuan Lulzim Bashën.

“Kali i Trojes në krye të PD dhe lufta e tij për të mbushur kutitë pasi demokratët e refuzuan me përçmim”,

shkruan Topalli në Facebook.

Lulzim Basha u rikonfirmua si kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e djeshme, duke fituar me diferencë të thellë ndaj rivalit Eduard Selami.  

Pas humbjes së PD në zgjedhjet e 25 qershorit, Jozefina Topalli dhe figura të tjera të demokratëve kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe e kanë quajtur farsë garën brenda Partisë Demokratike. 

/tvklan.al