Shqipëria U-19 e vajzave, regjistroi fitoren e dytë radhazi në raundin e parë për kualifikueset e Europianit 2025. Vajzat kuqezi triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Moldavisë.
Golat e shënuar nga Stela Vata dhe Xhesika Ndoj, si dhe një autogol i kombëtares mike, i dhanë suksesin Shqipërisë.
Me këtë fitore, kombëtarja shqiptare U-19, shkon në kuotën e 6 pikëve pas dy ndeshjeve, po aq sa edhe Bjellorusia kryesuese, me të cilën Shqipëria do të përballet më 3 Dhjetor.
Kjo sfidë do të vendosë edhe se cila kombëtare do të kalojë në Ligën A në raundin e dytë.
Në takimin tjetër të grupit, që u luajt në ‘Shtëpinë e Futbollit’, Bjellorusia mposhti Malin e Zi me rezultatin 4-0. /tvklan.al