Juventus edhe pse vuajti për të arritur fitoren 3 – 1 me Milan ndodhet ende në krye të renditjes në Serie A, 4 pikë nga Napoli i vendit të dytë që barazoi 1 – 1 me Sassuolo. Fundi i sfidës së luajtur në Torino ishte përcaktues, pasi deri në minutën e ’79 rezultati ishte në barazim 1 – 1. Një fitore e rëndësishme por për të arritur objektivin titull, duhen edhe të tjera sipas

Kampionati është ende i gjatë, por jemi të kënaur me avantazhin e pikëve që kemi. Duhet të fitojmë të paktën 7 nga 8 ndeshjet e mbetura”

tha trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri.

Milan pas kësaj humbje duhet të mendojë për derbin e prapambetur.

U paraqitëm mirë, pasi rezultati nuk tregon atë që dhamë në fushë. Tani duhet të rikuperojmë energjitë dhe pastaj të mendojmë për takimin e së mërkurës me Inter. Të shohim çdo të ndodhë në derbi” 

u shpreh, trajner i Milanit, Gennaro Gattuso.

Në Serie A është ende e hapur çështja e titullit, një vend në kupat e Europës dhe mbijetesa.

Tv Klan