Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur fitoren e kandidatit demokrat Isa Sakja në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Kavajës.

Në një status në Facebook, Basha falenderon qytetarët e Kavajës që votuan kundër krimit dhe korrupsionit. Kryedemokrati shton se nga pikërisht nga Kavaja do të nisë ringritja e Shqipërisë.

“Lajm i mrekullueshem nga Kryeqyteti i Lirise dhe Demokracise:

Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës! Urimet e mia më të përzemërta qytetarëve të Kavajës për këtë ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave! Mirënjohje të thellë demokratëve të Kavajës dhe Kryetarit Sakja për këtë fitore ogurbardhë! Nga Kavaja heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë. Zoti e bekoftë Kavajën e Lirisë dhe Demokracisë!”

, shkruan Lulzim Basha në Facebook.

 Isa Sakja fitoi me 28 vota diferencë ndaj kandidatit të PS Dorian Murati.

/tvklan.al