Kukësi festoi mbrëmë në Vlorë një fitore të vështirë me Flamurtarin, por pa trajnerin Klodian Duro në stol. Debatet e para disa ditëve me një drejtues të klubit bëri që trajneri të mos të ishte pranë ekipit. Drejtori sportiv, Hasan Lika e pranon këtë problem, por shpreson që do të zgjidhet.

“Ka patur mosmarrëveshje mes Klodian Duros dhe një drejtuesi, por ne presim që të kthehet në stërvitje, ka thënë Hasan Lika, Drejtor Sportiv i Kukësit.

Gjithçka u vendos me një rezultat minimal 1 – 0 dhe për kapitenin e vlonjatëve Bruno Telushi tani bëhet më e vështirë mbijetesa. Pas ndeshjes ai shprehu rezerva për impenjimin e disa lojtarëve. “Është shumë e vështirë, por të presim se çdo ndodhë me Bylisin. Ne na presin ndeshje shumë të vështira, por uroj të shpëtojmë”, ka thënë Bruno Telushi, kapiten i Flamurtarit.

Bylisi do të luajë sot në Korçë me Skënderbeun, që nuk do të bëjë më gabimet e javëve të fundit. Çdo ndalesë do të shfrytëzohej nga Partizani, që pret në “Qemal Stafa” Tërbunin e vendit të fundit. Takimi tjetër i ditës është Laçi – Vllaznia. Të dy ekipet nuk e kanë siguruar ende qëndrimin në Superligë. / Endrit Sauku TV KLAN