Vllaznia në vështirësi për mbijetesën

Kukësi e zgjidhi shumë shpejt ndeshjen ndaj Teutës me golat e shënuar që në pjesën e parë. Rezultati ka qenë surprizë edhe për vetë trajnerin Orges Shehi.

Kukësi shkurtoi distancën me Tiranën në 4 pikë dhe mori edhe përgëzimet e trajnerit të Teutës Edi Martini.

Kukësi dhe Teuta do të përballen pas tre ditësh në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të kupës së Shqipërisë. E para ka përfunduar 0-0. Të vështirë do ta ketë Vllaznia për të qëndruar në superligë. Fitorja e Skënderbeut komplikon situatën e shkodranëve.

Skënderbeu e arriti fitoren falë vendimit të trajnerit Ilir daja për të aktivizuar katër futbollistë të rinj. Zgjedhja e tij ishte e duhura.

Superliga do të luajë edhe 3 ndeshje për të përfunduar sezonin.

Tv Klan