Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, foli për TV Klan, pas fitores 3-0 ndaj Andorrës.
Laçi u shfaq shumë i lumtur për fitoren, ndërsa deklaroi se ishte një triumf shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë.
Sipas tij, goli i shënuar në fillim e hapi lojën dhe bëri që të kishte më shumë raste.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse kishim dëshirë të vazhdonim me fitore. Donim që në fillim të shënonim. Kishim kontrollim nga fillimi, ishim agresivë. Goli i parë e hapi lojën dhe kishim më shumë shanse për shënim. Mund të kishim shënuar më shumë, por mendoj se është një fitore e mirë.
Unë u mundova të rrija mes linjave dhe ta kërkoj topin atje. U mundova të isha pikë pasimi për të tjerët. Kishte momente kur kërkoja topin dhe hapeshin disa hapësira. Do e analizojmë lojën”, deklaroi Laçi.
Fitorja ndaj Andorrës ishte e para për Shqipërinë në eliminatore, pas humbjes me Anglinë. /tvklan.al