Fitorja e serbëve në komunat veriore – TV KLAN

Fitorja e serbëve në komunat veriore

Analistët: Do të vazhdojnë të jenë nën administrimin e Beogradit

Situatë e ngjashme do të vazhdojë të mbetet në veri pas fitores simbolike të kandidatëve të Listës Serbe në katër komunat veriore të Kosovës, vlerësojnë analistët në Kosovë. Sipas analistit Ramush Tahiri, me këtë fitore Beogradi vazhdon ta menaxhojë këtë pjesë të territorit të Kosovës.

Ndërsa pritet dorëheqja e tyre, sipas Tahirit kjo është një lojë politike e Listës Serbe, për të treguar pushtetin që ka Beogradi në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas tij, Kryeministri e ka të drejtën t’i shkarkojë të katërt kryetarët e këtyre komunave, nëse ata nuk dalin në punë dhe nuk i kryejnë detyrat e tyre të parapara me ligj dhe të emërojë një administrator. Ndërsa zgjidhjen përfundimtare të kësaj e sheh që kjo çështje të diskutohet në vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Derisa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ende nuk kanë filluar me numërimin e votave të këtyre zgjedhjeve. Sido që të jetë, përfaqësues të Listës Serbe pritet të qëndrojnë në Beograd, ku do të zhvillojnë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të diskutuar për hapat që do të ndërmarrin në vazhdim.

Tv Klan

Kategori
KosovaLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione