Teuta arriti fitoren e tretë në Ligën Ballkanike të basketbollit për meshkuj. Skuadra shqiptare mundi Kozuv me rezultatin 94 – 85 në sfidën e luajtur të martën në Maqedoni.

Një sukses që e mban Teutën në krye të grupit me pikë të plota. Më i miri në këtë takim ishte Endrit Hysenagolli me 28 pikë të shënuara dhe 9 topa të marrë nga tabela. Ndeshja e radhës për Teutën do të jetë më 18 Dhjetor ndaj Beroes në Bullgari.

Tv Klan