Como po kalon një formë të jashtëzakonshme në këtë fund të sezonit. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas regjistroi fitoren e tretë radhazi, pasi mposhti 3-0 Leccen në transfertë.

Diao ishte lojtari i ndeshjes, falë dopietës së shënuar në minutat 33 dhe 91. Goli tjetër u shënuar nga Goldaniga në minutën e 84-t.

Me këtë sukses, Como mban vendin e 13-të me 39 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, Lecce vazhdon luftën për mbijetesë, pasi mban vendin e 17-të me 26 pikë.

Javën e ardhshme, Como do të përballet me Genoan në shtëpi, ndërsa Lecce luan në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Atalantës.

/tvklan.al