Falë Edinson Cavani, Manchester United mori një fitore me përmbysje në fushën e Southamton. Cavani hyri në fushë në fillimin e pjesës së dytë dhe në vetëm një pjesë loje shënoi dy herë, si dhe dha një asist.

Djajtë e Kuq përmbysën 2 golat disavantazh të ekipit vendas duke fituar 2-3. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për skuadrën e Solskjaer në kampionat. Tashmë gjenden 5 pikë larg Liverpoolit kryesues.

Tv Klan