Duka: Benefite të shumta nga ky rezultat

Rezultati në ndeshjet ndaj Izraelit dhe Islandës i vlen Kombëtares Shqiptare jo vetëm për ngjitjen një shkallë më lart në Ligën e Kombeve për edicionin e ardhshëm. Presidenti i federatës, Armand Duka sheh edhe më larg se përfitimet sportive të skuadrës.

“Ndeshjet kanë benefite sportive e ekonomike të shortit, sepse edhe short i 9 tetorit varet nga rezultati i ndjeshjes së Izraelit e më pas Islandës.  Fusha mund të japi gjithçka. Ne kërkojmë patjetër të fitojmë. Ne kërkojmë patjetër të fitojmë.”

Por shpesh herë në ndeshjet e futbollit nuk mjafton të japësh maksimumin në lojë për të arritur atë çka kërkon. Duhet edhe diçka tjetër dhe Duka shpreson.

“Futbolli është lojë kolektive, nëse do ta themi në shkallë hierarkie nga presidenti deri tek ai që mirëmban unfiromat e lojës kanë një përgjegjësi apomeritë për fitoren dhe humbjen. Futbollistët padyshim që janë të mobilizuar, të stimuluar, të incetivuar. Uroj të na buzëqeshë fati edhe këtu në vendin e fatit në Izrael.”

Në grupin e saj në Ligën e Kombeve, Shqipëria e gjendur në vendin e tretë ka vetëm 1 pikë. Takimi do të nisë në orën 20.45 dhe do të transmetohet në TV Klan.

Tv Klan