Me Bjellorusinë, finale për kreun e grupit

Me dëshirë dhe vendosmëri kombëtarja e fitoi finalen e parafundit të Ligës së Kombeve, ndeshjen me Kazakistanin. Protagonistët nuk e fshehën gëzimin.

“Jam shumë i lumtur sidomos për sulmuesit tanë që kemi bërë 3 gola. Besoj që do jemi gati dhe kjo ndeshje nga sot do të na japë shumë moral dhe do të na japë besim të fitojmë ndeshjen”, tha Berat Gjimshiti.

Futbollistët janë besimplotë për të fituar ndaj Bjellorusisë.

“Tani kemi ndeshje të rëndësishme të mërkurën dhe nëse fitojmë, që duhet ta fitojmë jemi të parët në grup. Nuk besoj euforia se jemi profesionistë dhe duam të rrimë me këmbë në tokë”, tha Ardian Ismajli.

Paraqitje të mirë bënë edhe lojtarët e rinj të përfaqësueses.

“Paraqitje të mirë bënë edhe lojtarët e rinj të përfaqësueses. Gjendja e skuadrës është gati. Jemi skuadër dhe besoj se do ia dalim”, tha Albi Doka.

“Kur fiton një ndeshje mendoj se besimi vjen. Unë jam i lumtur që luajta disa minuta, shpresoj që të luaj edhe më shumë”, tha Selahi.

Shumë shpejt do të vijë takimi me Bjellorusinë dhe nuk ka kohë për festë apo eufori. Duhet përqendrim dhe këmbë në tokë për të marrë kreun e grupit në sfidën vendimtare.

Tv Klan