“Kemi qenë superiorë në fushë, por edhe Italia u tregua e zonja”. Është kjo deklarata e trajnerit të  Gjermanisë, Joachim Low.

Duke bërë analizën e parë pas fitores me 11-metersha, që kualifikoi Gjermaninë për në gjysmëfinale, Low theksoi se: “Ishte një ndeshje shumë intensive taktikisht, por në fund në kishim edhe pak fat”.

“E pashë Italinë me Spanjën, ku sulmi i tyre ishte shumë i mirë, duke mbyllur hapësirat në qendrën e mbrojtjes me tre mbrojtës. Por me ne nuk ishte lojë e tille, pasi kishte ndryshuar”, theksoi tekniku gjerman.

/tvklan.al