Donald Trump nuk ka ndërmend të pranojë humbjen. Presidenti në detyrë i SHBA-së ka shkruar në rrjetet sociale shkurtimisht: Unë fitova zgjedhjet.

Me shkronja kapitale, për ta vënë në dukje, duket se Trump do të vijojë me idenë e tij se zgjedhjet e këtij viti në Amerikë janë manipuluar. Ky postim i Trump është shënuar nga Twitter se zyrtarët zgjedhorë kanë nxjerrë tjetër përfundim nga zgjedhjet.

Madje në një seri të tjerash postimesh në Twitter, Trump hedh akuza ndaj mediave, të cilat sipas tij pretendojnë në mënyrë të rreme se Biden do të marrë Presidencën. Sipas Trump, Kushtetuta amerikanë është dhunuar në mënyrën më të  keqe me zgjedhjet e këtij viti. /tvklan.al