Valë të dytë të përhapjes së koronavirusit nuk do të ketë, siç parashikon Bruce Beutler , fitues i çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 2011. Në një intervistë për mediat italiane ai argumenton pse popullata, tashmë rrezikohet më pak nga infektimi se në nisje të pandemisë.

“ Duket vdekshmëria nga COVID-19 po bie gradualisht. Distancimi social dhe maskat e kanë dhënë efektin e tyre mbrojtës. Popullata nuk është më aq e cënueshme sa në fillim, para vendosjes masave bllokuese. Kjo është e vërtetë edhe pse aktualisht kemi një përqindje të vogël të popullsisë që është infektuar, por e gjithë kjo më bën të mendoj që nuk do të ketë një valë të dytë.

Nobelisti amerikan bën thirrje megjithatë që të vijohet me zbatimin rigoroz të masave kundër përhapjes, që të mbahet i njëjti ritëm i ulët edhe pse stili i jetesës nuk do të jetë aq komod si më parë.

Ai shprehet optimist se me maska dhe distancim social mund të ketë edhe rënie të ndjeshme të numrit të të infektuarve.

Por Beutler thotë se masat bllokuese nuk e zhdukin virusin. Këtë rol sipas tij mund t’a luajë vetëm vaksina, për të cilën ai nuk ka një parashikim nëse do të arrihet të zbulohet shpejt e duhura për të luftuar Covid-19.

Tv Klan