Si asnjëherë më parë “Kënga Magjike” zgjeron gjeografinë duke kaluar një etapë mirëfilli ndërkombëtare. Ky edicion do të jetë edicioni ku kultura të ndryshme do të bashkohen në skenën magjike dhe ku fitues të kompeticioneve të ndryshme botërore do të takohen në skenën tonë.

Një ndër emrat më të rëndësishëm në industrinë e muzikës së pop-it italian është ëdhë këngëtari Marco Carta. Faqja zyrtare e festivalit ‘Kënga Magjike’ zbulon ekskluzivisht se Carta, fituesi i talent show “Amici 2008” dhe fitues i “Sanremo 2009”, do të jetë një nga konkurrentët e kategorisë “Big International Artist”.   

Në një postim në instagram fituesi i “Sanremo 2009” shkruan:

Më kënaqësi ju njoftoj së do të marr pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2022”, në kategorinë “BIG INTERNATIONAL ARTIST”, me një këngë të re që e dua shumë: “(Ndoshta) nuk më mjafton më”. Është një nder që do të kem mundësinë të këndoj një këngë kaq të rëndësishme, në një ngjarje kaq prestigjioze dhe ndërkombëtare. Festivali mbledh çdo vit artistë nga e gjithë bota dhe jam i lumtur që jam përzgjedhur. Qëndroni të sintonizuar për më shumë lajme në ditët në vijim!”

Marco Carta është vetëm një prej artistëve që do të formojnë gamën e konkurrentëve në kategoritë internacionale.