Festa shekullore, marrin pjesë mundës nga Kosova dhe RMV

Çdo vit të rinj nga fshatrat e Gollobordës, por edhe ata me origjinë nga kjo zonë që jetojnë në vende të tjera mblidhen për një festë tradicionale shekullore që si aktivitet kryesor ka mundjen. Në livadhet e fshatit Ostren u ndeshën kësaj here 50 mundës.

Kjo ngjarje e përvitshme është më shumë se sportive. Është rasti për t’u mledhur, për të patur mundësinë që të njohurit të rigjejnë njëri-tjetrin për një ditë jo të zakonshme. Përjetohet gjithnjë si një festë e mbarë zonës, por me miq e të ftuar nga e gjithë Shqipëria ku nuk mund të shmangen gatimet tradicionale.

Këtë vit në kupën e Gollobordës morën pjesë edhe disa mundës nga Kosova dhe Maqedonia e veriut. Sa për fituesin. Kampioni këtë vit u shpall 26-vjecari Arjan Dani i cili u shpërblye edhe me trofe siç e do tradita.

Tv Klan