Një shkencëtar Italian u dëbua nga Instituti Evropian për Hulumtime Bërthamore CERN sepse tha se fizika është për burra dhe jo për gra. Sipas Profesorit Alessandro Strumia gratë punësohen në kurriz të barazisë me gjininë e meshkujve.

Deklarata e tij u bë në një seminar të organizuar nga CERN në Gjenevë, në Shtator mbi “Teorinë e Lartë të Energjisë dhe Gjinisë”. Disa shkencëtarë që morën pjesë në atë seminar e akuzuan më vonë atë për deklarata seksiste.

CERN ndërpreu më pas bashkëpunimin me profesorin dhe ditën e enjte Alessandro Strumia u shkëput përfundimisht. CERN në vitin 2016 për herë të parë u kryesua nga një grua, italiania Fabiola Gianotti.

Klan Plus