Në parashikimin javor të horoskopit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Krisanthi Kallojeri thotë se pranvera do të jetë e vështirë dhe me ndryshime. Astrologia parashikon vështirësi ekonomike që do të ndikohen nga faktorët e jashtëm.

Hëna e re në Dash ‘shkund’ plogështinë e Peshqve por ndërkohë sjell dinamizëm dhe nxitim, prej të cilit duhet të kemi kujdes. Më e rëndësishmja është që mos të themi fjalën e fundit të parën.

Krisanthi Kallojeri: Është një javë e rëndësishme pasi që sot në mesnatë, para se të kalojmë në ditën e nesërme Dielli kalon te Dashi dhe kemi ekuinoksin pranveror dhe në përgjithësi, hartën e ekuinoksit pranveror e shikojmë për të nxjerrë konkluzione për periudhën 3-mujore për të nxjerrë në Qershor se çfarë do të ndodhë në shkallë botërore dhe njëkohësisht nesër kemi një Hënë të re në shenjën e Dashit.

Të themi që pranvera do të jetë e vështirë, që pranvera  ka ndryshime, do të na preokupojnë shumë gjëra, por kryesisht do të na preokupojnë çështjet ekonomike pasi gjendet dhe Venusi në shenjën e Demit ku vërtet ndihet mirë,  por do të nxjerrë në pah çështje ekonomike që do të na preokupojnë në shkallë botërore. Do  të kemi ndryshime që do t’i përjetojmë më vonë, në Maj veçanërisht dhe do të flasim më vonë për këtë, kryesisht me eklipsin rreth datës 5 Maj dhe kur Jupiteri të takojë Plutonin rreth datës 16 Maj, që do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për zhvillime financiare në shkallë botërore që do t’i ndikojnë të gjithë.

Kalojmë te Hëna e re që kemi të martën. Është një Hënë shumë dinamike, një Hënë e re e cila ka energji dhe dalim nga një periudhë e plogësht e Peshqve drejt një periudhe që do të zgjasë nga nesër e deri më 20 Prill që do të jetë mjaft aktive, plot veprimtari, dinamizëm dhe do të sjellë fillime të reja që duhet të jen sa më praktike, dinamike, krijuese por njëkohësisht duke evituar nxitimin. Ta mbani mend këtë, jo të jemi të nxituar në çdo veprim që bëjmë, të evitojmë nervozizmin dhe fjalën e fundit mos ta themi të parën. 

Paralelisht  kalon në datën 25 Marsi në shenjën e Gaforres, një vend ku nuk ndihet shumë mirë dhe do  kemi tendencën të akumulojmë brenda nesh se sa të veprojmë. Gjithsesi është një periudhë që na jep mundësi për fillime të reja dhe rezultative. Në çështjet ekonomike do të kemi dhe fitime, por edhe ndryshime që nuk do të vijnë nga ne, por nga faktorë të jashtëm./tvklan.al