Eleni Tofaloudis, u vra brutalisht nga dy të rinj, një prej të cilëve shqiptar, më 28 Nëntor. Trupi i saj u gjet në shkëmbinjtë e zonës së Fokia, në Pefkos.

Mediat greke çdo ditë publikojnë detaje lidhur me ngjarjen makabre e cila shkaktoi jo pak zemërimi në popullin grek. Këtë herë media greke

“Protothema.gr”

ka nxjerre në dritë se cilat kanë qenë fjalët e fundit të studentes Tofaloudis.

“Më lini të shkoj, babai im do ju gjejë”

, ka thënë 21-vjeçarja, duke pretenduar që dy të rinjtë do e lëshonin dhe ajo të shpëtonte prej tyre.

Mësohet se ajo ju është lutur deri në momentin e fundit, dhe ka tentuar të shpëtonte prej duarve të 20-vjeçarit shqiptar Aleksandër Luca dhe 21-vjeçarit grek Manoli Koukouras.

Në rrëfimin e bërë përpara hetuesve dy të pandehurit kanë treguar me detaje atë që ndodhi me studenten.

Sipas asaj që ata thanë, viktima vazhdimisht po bisedonte me ta, në një përpjekje të dëshpëruar për t’i frikësuar ata që ta linin në spital. Të pandehurit i thanë hetuesve se vajza fillimisht kërcënoi t’i dorëzonte në polici.  Kjo gjë ka frikësuar autorët e ngjarjes dhe vendosën të “shpëtojnë” veten duke e hedhur të renë në det për ta mbytur./tvklan.al