“Të dua kaq shumë. Do të jem me ty së shpejti. Unë do të jem me ty”

. Këto kanë qenë fjalët e fundit të një nënë britanke, pasi humbi vajzën.

Natasha Ednan-Laperouse, ndërroi jetë pas një reaksioni alergjik ndaj Pret baguette (sanduiç) i cili përmbante susamë.

E reja kishte shkuar në një udhëtim në Cote d’Azur, Francë, me babain dhe mikun e ngushtë. Pasi konsumoi sanduiçin ajo ka pasur probleme, të cilat rezultuan të jenë fatale.

Në momentin që iu shfaqën shqetësimet e para 15-vjeçarja ka qenë në avion. Pavarësisht se një mjek i dha ndihmën e parë në bord, ajo vdiq atë mbrëmje.

Në intervistën e saj, Tanja, nëna e Natasha Ednan-Laperouse ka treguar se ata nuk kishin probleme të trashëgueshme me alergjitë, por kur vajza e saj ka qenë 9- muajshe, ajo ka shfaqur shenjat e para dhe mjekët i kishin ndaluar në mënyrë kategorike përdorimin e këtyre produkteve si, arra, susam, qumësht, domate dhe vezë.

Prindërit kujdeseshin gjithmonë për ushqimin e saj kur dilnin jashtë, madje në shumicën e rasteve e merrnin atë me vete në mënyrë që të mbronin vajzën

./tvklan.al