Këngëtarja zbulon mesazhin sekret të gdhendur në unazën e fejesës

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez shpallën  lidhjen e tyre këtë vit dhe më në fund u martuan në një ceremoni private në Las Vegas. Pas kësaj, Lopez vazhdon të ofrojë informacione të reja në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe mënyrën se si ata u rilidhën. Një nga pjesët më interesante ishte unaza e fejesës që Ben Affleck i dha Jennifer-it, e cila ka një diamant të madh jeshil.

 Lopez në një intervistë në Apple Music, ku po publikon albumin e saj të ri ‘This Is Me… Now’, zbuloi se unaza e saj e fejesës ka në të vërtetë një mbishkrim sekret të gdhendur posaçërisht nga Affleck për të. Kuptimi është një shpjegim i përsosur i dashurisë së tyre të rindezur.

Jennifer zbuloi se unaza ka këto fjalë të gdhendura: “Nuk kam për të shkuar askund”.  Dhe kuptimi i tyre ka të bëjë gjithçka me mënyrën se si ata filluan të rilidheshin. Këngëtarja ka zbuluar se këto fjalë, të cilat janë edhe emri i një kënge brenda albumit të saj të ri. “Mos u shqetëso, nuk do të shkoj askund”.

Klan News