I ashpër ka qenë deputeti opozitar Lefter Maliqi në fjalën e tij në Kuvend këtë të hënë ku pritet të votohet për ndryshimet në Kodin zgjedhor. Sipas tij po shkelet marrëveshja e arritur më 5 Qershor ndërsa me Kodin e ri, sipas tij, listat nuk janë më të hapura, por të mbyllura.

“Të dashur shqiptarë ju keni nevojë që të dëgjoni të flasim shqip dhe drejtpërdrejtë. Nuk keni nevojë as për akrobacira as për aktrim apo për manovra të tjera të qeverisë së krimit dhe korrupsionit, e cila i ka ditët e numëruara. sot është një seancë turpi, e pështirë e rilindjes ë krimit. Çfarëdo që të bëjnë me ndryshimet në Kod tregojnë frikën e tyre që i pret. Ku janë këta trima të rilindjes? Këta deputetë të 2017-s? Këta që morën tepsinë? Këta që morën timonin? Këta që kishin gjysmën e parlamentit, gjysmën e institucioneve? Pse kanë frikë koalicionet, pse kanë frikë listat e hapura 100% por e kanë bërë më të mbyllur seç është? Çfarë kanë frikë këta? Këta gjithë parlamentin e kanë. gjithë krimin e kanë? Pse kanë frikë? Pse mashtruan qytetarët? Ju sot po gënjeni dhe po mashtroni gjithë shqiptarët. Po shkelni marrëveshjen e 5 Qershorit”, tha ai.

Maliqi vuri edhe një bast me veten që nëse nuk fiton opozita në zgjedhjet e ardhshme në Berat do të largohet përfundimisht nga politika.

“Çfarë do që të bëni të jeni të sigurtë që fitorja do të jetë peblishitare nga qarku i majtë i Beratit, po e them këtu dhe nëse nuk fiton e djathta, opozita e bashkuar në Berat unë largohem përfundimisht nga politika sepse i keni mashtruar njerëzit, asnjë lloj investimi. Dënimin do ta merrni në mënyrë të bashkuar nga opozita shqiptare socialiste e zhgënjyer që ju i keni tradhtuar dhe mashtruar”, tha Maliqi. /tvklan.al