Lajme Arkiva – TV Klan 2001

“SHBA do të vazhdojë të zbatojë planin për një sistem raketor mbrojtës”. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Xhorxh Bush në një fjalim të rëndësishëm mbi çështjet e sigurisë. Bushi ka theksuar, se tani ka ardhur koha për të hequr dorë nga traktati i vitit 1972, mbi raketa anti-balistike, që nxirrte jashtë ligjit sisteme të tilla. Sipas presidentit amerikan, ky traktat përfaqëson të shkuarën dhe asgjë nuk mund ta ndalojë SHBA-në t’i adresohen kërcënimeve të kohës së sotme, për të mbrojtur veten dhe aleatët. Ndërsa nënshkruesi i tjetër i traktatit, Rusia është shprehur kundër./tvklan.al