Është gjithnjë interesante të dihet se çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes në pushim të një ndeshjeje futbolli, aq më tepër që kjo është finalja e botërorit. Pak minuta pasi kishte shënuar golin e dytë me Kroacinë Franca u tërhoq në ambientet e saj brenda stadiumit dhe menjëherë Trajneri Didier Deschamps nisi me këshillat teknike. Toni që përdor në një ndeshje delikate si ajo është mbresëlënës.

“Çfarë bëjnë ata. Përveç se kërkojnë në diagonale, ata kërkojnë Mandzukiç. Ai godet me kokë, ose e ndalon me gjoks ose devijon me këmbë. Kujdes rreth tij, lëvizni, mos qëndroni statikë. Mbulojeni nga afër. Mos i komplikoni gjërat. Ata vijnë me energji. Luani thjeshtë, pasoni sa më shpejt topin, jepjani Kilianit. Antuan edhe ti kthehu në raste kundërsulmi.”

Më pas vjen pjesa motivuese, trajneri dhe lojtarë japin kurajë se fitorja është vetëm 45 minuta larg.

Tv Klan