Brad Pitt nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e BAFTA-s për të marrë çmimin e aktorit më të mirë në rol dytësor, për rolin e tij në “Once Upon a Time in Hollywood”, por fjalimi i tij ishte një nga momentet më të paharrueshme të mbrëmjes.

Margot Robbie, e cila luan bashkë me Pitt në të njëjtin film, mori trofeun në emër të tij dhe ndau mesazhin e aktorit me spektatorët, mes të cilëve ndodheshin edhe Princi William me Dukeshën Kate.

“Hej Britani. Dëgjova që je beqare. Mirë se erdhe në klub!”, thuhet në mesazhin e aktorit.

Por kjo nuk mbaron me kaq pasi Pitt ka ironizuar edhe ikjen e çiftit tjetër mbretëror Harry dhe Meghan Markle duke u shprehur se “kupën” që ai mori në ceremoninë e BAFTA-s do e mbajë princ Harry dhe madje ishte i ngazëllyer për kthimin e Meghan në Kanada.

Pavarësisht nga sikleti, Will dhe Kate duket se e pritën me shaka këtë batutë dhe qeshën me të.

Klan Plus