Këngëtarja Fjolla Morina ka ndarë me ndjekësit një lajm të bukur. Ajo ka publikuar një foto në “Instagram” duke pozuar pranë vilës që ka blerë së fundmi dhe duket mjaft e lumtur.

“E bekuar në shtëpinë time të re”, ka shkruar Fjolla. Nga fotoja shihet se vila e saj është mjaft moderne dhe duhet të ketë kushtuar shumë.

Rikujtojmë se Fjolla ka publikuar këngën e saj më të fundit “Kape” dhe po shijon suksesin e saj. /tvklan.al