“I ndërroj shpesh çantat, armën e kisha harruar aty”

Fjolla Morina ka folur para policisë në Kukës, pasi u zbulua me pistoletë në pikën kufitare të Morinës.

Këngëtarja e njohur është shprehur se armën e kishte harruar në një prej çantave dhe kur u nis nga Kosova për në Shqipëri, nuk e dinte që ndodhej aty ende.

Ajo është justifikuar se i ndërron shpesh çantat dhe nuk kishte dijeni për pistoletën. Ndërkohë policia ka marrë shenjat e gishtave edhe dy djemëve që udhëtonin me Fjolla Morinën për të parë nëse ata e kanë prekur pistoletën. Në çantë ishin dy pistoleta, por njëra prej tyre ishte falso.

Tv Klan