Këngëtarja e njohur Fjolla Morina kohët e fundit është në qendër të vëmendjes përsa i përket jetës së saj private. Disa ditë më parë ajo ka marrë propozim për martesë nga biznesmeni Fisnik Syla. Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur përmes në postimi në rrjetet sociale ku tregoi dhe unazën e bukur me diamant.

Mesa duket çifti dëshiron të martohet sa më parë duke nisur kështu edhe përgatitjet e dasmës. Fjolla ka publikuar një foto në Instastory dhe tregon se po merret  me idetë e dasmës. /tvklan.al