Fjolla Morina shfaqet e lumtur pas vendimit të gjykatës


Fjolla Morina shfaqet e lumtur pas vendimit të gjykatës

18:35 23/09/2020

Këngëtarja Fjolla Morina është duke u përballur në një proces gjyqësor për shkak se Policia Kufitare në Doganën e Morinës gjatë një kontrolli i gjeti në makinë dy pistoleta dhe disa fishekë pak ditë më parë.

Pasi qëndroi dy ditë në qeli, për këngëtaren Gjykata e Kukësit vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Tashmë Morina do të qëndrojë në banesën e saj deri në një vendim të dytë nga togat e zeza, pasi procesi kundër saj nuk ka mbaruar.

Këngëtarja ka reaguar sot dhe ka publikuar në Instagram disa momente, ku tregon se është e lumtur me vajzën e saj. Ajo është në banesë dhe po respekton vendimin e gjykatës./tvklan.al



Të ngjashme