“Fjongoja rozë më kujton…”

Posta

“Fjongoja rozë më kujton…”

19:50 30/10/2019

Koncerti i bamirësisë që solli në skenë sopranon shqiptare

Koncerti i bamirësisë “Fjongoja rozë më kujton…”, i organizuar nga YWCA of Albania, që risolli në skenë sopranon shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, është një nismë shumë e rëndësishme e organizuar në kuadër të fushatës kundër kancerit të gjirit.  

Përveç saj në të performuan edhe 4 artiste të tjera të njohura, por për të folur më shumë rreth tij dhe se ku do të shkojnë të ardhurat e mbledhura nga koncerti, në programin “Rudina” ka qenë e ftuar drejtoresha ekzekutive e organizatës joqeveritare e YWCA of Albania, Donika Godaj.

Fillimet e Shoqatës Kristiane të Grave Shqiptare (Young Women’s Christian Association of Albania – YWCA of Albania) janë në vitet 1997-1999, periudhë që shkon prej regjistrimit të saj ligjor në gjykatë e deri në nisjen e veprimtarisë aktive. Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare u krijua për të kontribuar në fuqizimin e grave dhe të vajzave shqiptare përmes mbrojtjes së të drejtave të tyre e të fëmijëve, përmes formimit dhe informimit mbi çështje me interes të drejtpërdrejtë për to, përmes punësimit dhe shërbimeve të posaçme në ndihmë të tyre.

Ermonela prej dy vitesh është bërë ambasadore e punës tonë, në luftën kundër kancerit të gjirit. Është bërë ambasadore nderi. Duke qenë se organizata jonë bëri 10 vjet ne i kërkuam të ishte ambasadore dhe të vinte për të bërë një event vetë. Por duke qenë se, ajo ka një axhendë shumë të ngarkuar, u zotua që do ta realizonim këtë gjë sivjet dhe e mbajti fjalën. Ne arritëm të realizojmë këtë koncert me moton “Fjongoja rozë më kujton…”. Ne gjatë punës sonë jemi munduar të trajtojmë në mënyrë të tillë për të dhënë shpresë. Sigurisht, që duam që çdo njeri ta mbajë me vete për të menduar, çfarë i kujton, një person që ka humbur, apo një person që po zhvillon betejën e tij me kancerin e gjirit, familjarët që mund të kenë vuajtur, të kujton që duhet të kontrollohesh, që duhet të marrësh pjesë në organizime të tilla, që duhet të kontribuosh. Prandaj e kemi lënë “Fjongoja rozë më kujton...”.

Në 22 Tetor, YWCA organizoi një koncert me Ermonela Jahon dhe 4 artiste të tjera, Vikena Kamenica, Enada Hoxha, Pantesilena Jaho dhe Elda Laro. Të ardhurat e mbledhura nga koncerti do të shkojnë për krijimin e një fondi fillestar për ngritjen e një qendre psikosociale dhe ligjore për gratë e diagnostikuara me kancer gjiri dhe familjet e tyre./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT