Gazetarja Fjodora Fjora tha se surpriza e vetme që kishte marrë për Shën Valentin ishte një pusullë nga i biri, Alteo, që sapo kishte mësuar të shkruante.

Fjora tha se ishte dhurata më e bukur e jetës së saj dhe e mban mbi kokën e krevatit.

Rudina: Dua të sjell një moment tjetër, është një foto ku Alteo të shkruan ty një pusullë për Shën Valentinin. Ja tek është, dhe ishte një postim shumë i bukur që Fjodora e ndau edhe me ndjekësit e saj. Është Alteo ku të thotë se të do shumë.

Fjodora Fjora: E lexon dot?

Alteo Fjora: Gëzuar Shën Valentinin

Rudina: Si u ndjeve Fjodora kur more këtë urim?

Fjodora Fjora: Të them të drejtë, po ta vësh re, sepse kuptohet duke qenë se Teo është ende në fillimet e veta, duke shkruar. Më beso…

Rudina: Shkronjat i bën shumë të bukura Alteo, bravo, shumë të sakta.

Fjodora Fjora: Unë besoj se ishte e vetmja dhuratë që mora për Shën Valentin, por pa dyshim dhurata më e bukur e jetës sime. Sepse ishte hera e parë që Alteo më shkruante diçka tamam, një dedikim, unë e kam vënë atë në dhomën time, mbi kokën e krevatit, nuk e humb sepse edhe ky e ka shumë fiksim. Sigurisht, ka bërë një yll aty me cepa për t’i treguar mamit të vet se e do shumë dhe më pas edhe unë i shkrova një letër, të cilën nuk e publikova, por në fakt ia dedikova Alteos dhe ia çova si kartolinën e tij për Shën Valentin. Alteo herë pas here më bën surpriza të tilla, duke qenë se ka filluar të lexojë, të shkruajë dhe duke qenë se herë pas here e merr pak malli, herë pas here më bënte nga këto letrat dedikim, sepse me sa duket ajo mungesa e orëve që kalonim bashkë ndiente që të ma tregonte diku. Unë kam shumë kartolina të tilla nga Teo, ku më shkruan gjëra të ndryshme, dhe janë gjërat më të bukura sepse janë kaq të thjeshtë, por aq kuptimplota sa nuk di. /tvklan.al