Pishtari ndizet në duart e kombëtares së femrave 2011

Pikërisht një vit nga shtyrja e Lojërave Olimpike, Tokio 2020, ka nisur udhëtimin pishtari Olimpik. Në një ceremoni të përmbajtur për shkak të masave anti-Covid, pishtari ka startuar rrugën e tij të zakonshme nga Fukushima për ta mbyllur më pas në stadiumin Olimpik të Tokios.

Stafeta do të kalojë në 47 prefekturat e arkipelagut për katër muajt e ardhshëm, do të përfshijë rreth 10,000 bartës të pishtarëve dhe do të përfundojë me mbërritjen e pishtarit në stadiumin Olimpik në kohën e fillimit të Lojërave të planifikuara për 23 Korrik.

Parakalimi i pishtarit të Olimpiadës simbolizon shpresën dhe paqen mes popujve, e cila është veçanërisht e rëndësishme duke marrë parasysh sfidat me të cilat përballen Japonia dhe gjithë bota në kohët e fundit.

Rrugëtimin me pishtarin e flakës Olimpike e bënë pjesëtare të ekipit të futbollit që fitoi Kupën e Botës për femra në vitin 2011. Fitorja e tyre luajti një rol të rëndësishëm në ndihmën për ngritjen e kombit ende duke u rikuperuar nga pasojat e katastrofës së atij viti nga tërmeti fatkeq. 

Klan News