Tifozët ndezën flakadanë në stadium

UEFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 21,250 Euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes kualifikuese të Euro 2024, Shqipëri-Moldavi, e luajtur në stadiumin “Air Albania” më 17 Qershor 2023.

Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga grupimi i tifozëve “Tirona Fanatics”, që ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, duke shkaktuar kështu trazira.

FSHF bën apel që tifozët të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin incidentet.

Tv Klan